Huawei e konfirmon lajmin e madh për klientët e saj
Kompania e telefonave “Huawei” gjatë kësaj jave pritet të lansoj modelet e reja Mate P20 dhe P20 Pro por shefi i kompanisë ka konfirmuar një tjetër lajm të madh.
Richard Yu ka konfirmuar se kompania është duke punuar që në vitin e ardhshëm të lansoj një telefon të palosshëm më rrjet 5G, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi duke punuar për një telefon të palosshëm. Telefon të palosshëm me 5G” tha Richard në intervistën e tij në Digital Trends. /Indeksonline/