75 Mall Live Search
20:58 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Brenda 15 ditëve bëhen ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Draft-amendamentet kushtetuese do të hartohen me mbështetjen e opozitës dhe puna do të përfundojë në më pak se 15 ditë, tha sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai tha se u ka premtuar ministrave se do të kenë një proces gjithëpërfshirës, dhe se qeveria para Kuvendit do të paraqesë propozime për ndryshime në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, dhe më pas  qeveria dhe opozita do të japin projekt-amendament e tyre të përbashkëta.

“Besoj se kjo mund të përfundohet për 15 ditë, në mënyrë që të shkurtojë procedurat sa më shumë që të jetë e mundur. Ndërsa procedura përparon, do të shihet se nuk ka asgjë të dhimbshme apo të fshehur në ndryshimet dhe se ne jemi të bashkuar për të siguruar të ardhmen e vendit”, tha Zaev.

I pyetur nëse kërkesat e deputetëve të opozitës që votuan për iniciativën për të nisur një ndryshim kushtetues ishin të pranueshme, Zaev tha se ai kishte lexuar me kujdes katër kërkesat që kishin bërë.

“Njëri është të konfirmojë identitetin maqedonas, ndërsa tjetri është zbatimi, i cili tashmë është përcaktuar në marrëveshje,” u shpreh ai.

Ai shtoi se kërkesat e tjera kanë të bëjnë me masat mbrojtëse në rast se Greqia nuk ratifikon marrëveshjen, ose vendos pengesa në procesin e integrimit të Maqedonisë, që do të thotë se në këtë rast ndryshimi i kushtetutës shpallet i pavlefshëm.