Robot për të gjithë në pesë vitet e ardhshme
Kur mendoni për robotët gjërat që mund të ju bijnë ndërmend është kujdesi për çdo nevojë tuajën. Të ardhmen me robota mund ta paramendoni në 50 vitet e ardhshme.
Kështu nuk mendon Toru Nishikawa, pronari i kompanisë më të vlerësuar teknologjike në Japoni “Preferred Network”, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë të fundit ai ka thënë se ka plan që në pesë vitet e ardhshme të sjellë robot për të gjithë.
“Ne duam të sjellim robot në treg në pesë vitet e ardhshme dhe duam të shohim duke u përdorur. 10 vite janë pritje e gjatë” tha Toru për Nikkei.
“Preferred Network” për momentin është duke bashkëpunuar me “Panasonic” dhe “Toyota”./Indeksonline/