75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Barcelonës flet për merkaton e janarit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka folur të hënën për disa tema të ndryshme në lidhje me skuadrën.

Numri një i skuadrës katalonase ka folur edhe për merkaton e janarin, duke thënë se skuadra që ai drejton nuk ka ndonjë objektiv, shkruan indeksonline.

“Ne nuk kemi asnjë parashikim për të nënshkruar me ndonjë futbollist në janar, përveç nëse teknikët na kërkojnë”, ka thënë Bartomeu.

“Këtë vit kemi bërë një staf të shkurtuar, sepse ka lojtarë në Barça B që mund të ndihmojnë ekipin e parë”, duke iu referuar politikës sportive të përcaktuar verën e kaluar, në të cilën, për shembull, u vendos të mos të nënshkruajë ndonjë lojtar, ku si një alternativë ndaj Jordi Alba do të jetë Juan Miranda. /IndeksOnline/