75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Refuzojnë ta shërbejnë pensionistin racistë, që ofendoi një njeri me ngjyrë

Një pensionist u largua nga një dyqan për shkaqe racizmi pasi ofendoi një roje më ngjyrë që punonte në dyqan.

Një grua filmoi incidentin kur pensionisti filloi të abuzonte me punëtorin në një dyqan në Londër.

Njeriu mund të dëgjohet duke i bërtitu: “Çfarë po bën këtu? Më tregoni se çfarë bëni. Unë i përkas këtij vendi ndërsa ju jo. Largohuni”, i ka thënë ai duke e shajtur.

Disa anëtar të stafi së bashku me ekipin e sigurisë, u munduan ta qetësojnë situatën.

Kur një person intervenoi, pensioni vazhdoi duke thënë: “Ai po më tregon mua se çfarë të bëjë. E dëgjuat se çfarë thash, unë i takojë këtij vendi dhe po mundohem që të shërbehem dhe nuk kam asgjë të bëj me ju”.

Pastaj, gruaja e cila po incizonte shtoi: “Edhe ky burri po e bën punën e vet, nuk ka të bëj kjo se prej nga vije”.

Pastaj ajo u bëri thirrje stafit që të mos e shërbenin pensionistin dhe ai të largohej nga dyqani.

Kështu stafi rezultoi që ta shërbej atë dhe ai vazhdoi duke sharë dhe doli nga dera./Indeksonline/