Apple tregon pse i ka vënë shkronjat XR dhe XS në modelet e fundit
Kanë kaluar disa javë që nga koha kur Appla ka zbuluar dy modelet e fundit të iPhone, XR dhe XS. Por, përdoruesit asnjëherë nuk e kanë ditur se pse me modelin X janë vendosur shkronja R dhe S.
Shefi i marketingut të Apple, Phil Schiller ka thënë se XR dhe XS nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë.
“Nuk ka ndonjë specifikë të veçantë. Kanë qenë të momentit. Ndoshta se R dhe S specifikojnë modelet e shpejta të makinave sportive” ka thënë Schiller./Indeksonline/