75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veseli takohet me drejtues të programit amerikan për bursa për të rinj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pati takim me drejtues të programit amerikan “World Learning Kosova” implementues i projektit të bursave për studime në SHBA.

Sipas Veselit, ky program ka edukuar qindra të reja e të rinj kosovarë dhe tha se diskutimi i tij me drejtues të këtij programi ishte që të vazhdojë bashkëpunimin.

Nga ky bashkëpunim, do të mund të përfitojnë shumë vajza dhe djem, me ç’rast Veseli u zotua se janë mjetet që do t’i participojë Kosova.

“World Learning Kosova”, implementues i projektit të bursave për studime në SHBA, nga programi i USAID, deri tani ka edukuar qindra të reja e të rinj kosovarë. Të gjithë ndjehemi mirë kur pas studimeve, ata kthehen për t’i shërbyer vendit. Sot, pata kënaqësinë që me drejtues të këtij programi amerikan të diskutojmë për bashkëpunimin e mëtejmë, në mënyrë që edhe më shumë vajza e djem të përfitojnë bursa shkollimi. Për këtë, tashmë i kemi zotuar mjetet që do t’i participojë Kosova”./Indeksonline/