19:40 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Turp për të rinjtë që nuk merren me aktivitete fizike, 70 vjeçarja thyen rekord në maratonë!

Është pensioneve, por asgjë nuk e ndalon për të arritur qëllimin e saj.

Ajo madje i bën të ndihen keq edhe të rinjtë, që nuk merren me aktivitete fizike.

70 vjeçarja, Jeannie Rice vendosi një rekord të ri botëror për kategorinë e saj të moshës pas përfundimit të garës, për vetëm tri orë e gjysmë. Ajo arriti ta përfundojë atë në 3:27:50, saktësisht, transmeton Indeksonline.

Gjyhja, nga Ohio padyshim e kaloi vijën e finishit  dhe tha se ndihej absolutisht shumë mirë.

Rekordi i mëparshëm për kategorinë 70+ të femrave, ishte tri orë, 35 minuta dhe 29 sekonda, të vendosura nga Helga Miketta në vitin 2013.

Jeannie e grisi atë rekord në Çikago. Ajo kishte qenë pjesë e maratonave thuajse gjithë jetën, me debutimin e parë në vitin 1984 në Cleveland. Koha e saj më e shpejtë u llogarit të ketë qenë tri orë e 16 minuta në Columbus. Në Çikago ishte maratona e saj e 116-të./Indeksonline/