Shkëlzen Berisha duke darkuar me miliarderin shqiptar, në Hamburg
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është fotografuar në Hamburg me miliarderin shqiptar Bekim Osmani.
Në një foto shihet Shkëlzen Berisha shihet duke darkuar me Osmanin në Hamburg, ky i fundit cilësohet dhe si shqiptari më i pasur në botë.
Burim Osmani njihet si biznesmeni më i suksesshëm në Europë, me aktivitetet e tij kryesore në Hamburg, ndërsa së bashku me katër vëllezërit Burim, Qazim, Bekim dhe Bashkim, kanë deklaruar mbi 1 miliardë euro pasuri në fushën e lojrave të fatit, imobiljareve, hotelerisë, ndërtimit etj.
Familja Osmani ka qenë një nga mbështetsit e ish-presidentit Ibrahim Rugova por dhe sponsorizuese e luftës në Kosovë.
Vëllezërit Osmani janë të njohur nga të gjitha mediat gjermane por edhe spanjolle pasi ata e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Gjermani, Spanjë, Çeki dhe Kroaci.