15:01 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Djali i Sali Berishës fejohet në një ceremoni private, shumë pak të ftuar

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të festojnë sot në një ceremoni familjare fejesën e tyre.

Ndonëse festa e vërtet për çiftin ka qenë përpara dy vitesh në Komo të Italisë, kur Shkëlzeni i propozoi martesë Arminës, sot dy të dashuruarit kanë mbledhur familjet dhe miqtë e tyre më të ngushtë për të celebruar një ditë të rëndësishme në jetën e tyre.

Në festën e organizuar nga Alketa Vejsiu, janë të ftuar më pak se 30 persona dhe çifti nuk ka preferuar të ketë në të personazhe të jetës publike, megjithëse të dy kanë një rreth të gjerë shoqëror, në fejesë kanë ftuar vetëm tre prej miqve të ngushtë.

Vetë Armina ka publikuar në ‘instagram‘ foton e fustanit që do të veshë me mbishkrimin ‘special day’. Historia e tyre e dashurisë është bërë publike në 2014, kur fotot e çiftit u botuan për herë të parë kopertinën e revistës “WHO“.