BIK-u shpall zgjedhjet për Myftiun e Kosovës
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet zgjedhjen për Myftiun e Kosovës për mandatin e ri.
“Nesër, më 27 tetor, 2018, Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës voton për zgjedhjen e Myftiut të Kosovë për mandatin e ri 2018-2023.
Mbledhja mbahet në Sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK me fillim prej orës 12:00”, shkruhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.
Ndryshe myftiu Naim Tërnava po pretendon t’a vazhdojë mandatin për herë të katërt. Ndërsa kundër kanditat i Tërnavës pritet të jetë Reshat Mexhidi, aktualisht zëvendës i myftiut të BIK-ut.
Vlen të theksohet se myftiu i Kosovës udhëheq rreth 800 xhami në Kosovë dhe ka mandat 5 vjeçar. /Indeksonline/