75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Liverpool demolon Cardiffin, vjen goli i parë zyrtar për Shaqirin

Liverpool ka shënuar fitore bindëse ndaj Cardiff, me rezultat 4-1.

Serinë e golave e hapi Salah, në minutën e 10’ të takimit.

Në pjesën e dytë ishte Sadio Mane që realizoi për vendasit edhe njëherë, në minutën e 68’ për rezultatin 2:0.

Krejt çka vendasit treguan ishte goli i Paterson në minutën e 77’ për 2:1.

Goli i radhës erdhi nga Xherdan Shaqiri në minutën 84′ (3:1). Ky gol ishte i pari për të në Premierligë me fanellën e Liverpool.

Rezultati u vendos nga Sadio Mane, i cili në minutën e 89′ realizoi për 4:1.