75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tash e sa vite larg muzikës, këngëtari i njohur paralajmëron diçka të re

“Akoma të dua” e “Kujt i thua xhan” janë vetëm dy nga hitet e shumta të këngëtarit të njohur, Bertan Asllani.

Pas kaq vitesh larg nga muzika, Bertani ka paralajmëruar kthim në skenën muzikore, shkruan Indeksonline.

Ai në një postim në Instastory ka paralajmëruar diçka të re ditëve në vijim.

Mbetet të shihet çka do të sjell Bertani, këngët e të cilit padyshim gjithmonë mbesin hite. /Indeksonline/