10:23 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Derbi i rivalëve të moçëm, Prishtina historikisht më e mirë se Trepça’89

Prishtina – Trepça’89, është kryendeshja e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në pesë ndeshjet e fundit mes të dyja skuadrave, Prishtina ka dalur më e fortë, duke fituar në katër prej tyre dhe duke barazuar njëherë.

Ndeshja e parë E këtij sezoni në Superligë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në ”Riza Lushta”, Mitrovicë.

Ndeshjen e lartëcekur e fituan djelmoshat e Mirel Josës me rezultat solid, 2-0, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, vlen të përmendet se Trepça’89, ish-kampion i Kosovës nuk di për fitore në kryeqytet që nga vjeshta e vitit 2012.

Lorik Boshnjaku

Deri sa Trepça ’89 ka një titull kampioni, Prishtina i ka 10-të, por ende pa fituar tituj tani e pesë edicione, ndërkohë në këto vite mungese të titullit për bardhekaltrtit, ishte ’89-shi që për herë të parë u stolis me të.

Dy skuadrat kanë zhvilluar 50 ndeshje zyrtare pas luftës. Prishtina për 7 ndeshje ka fitore më shumë, me 24 fitore kundrejt 17 të ’89-shit dhe 9 barazime me goldallim + 24, 66:42 për kryeqytetasit.

Në stadiumin e Prishtinës janë zhvilluar 21 meçe dhe Prishtina ka 16 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje me goldallim +29, 41:12.

Në 50 përballje janë shënuar 108 gola apo 2.16 për ndeshje, e ku Prishtina me 66 gola e ka mesataren prej 1.32 golave përball 42 golave apo 0.84 mesataren për ’89-shin.

Rezultati më i shpeshtë është 1:0, – 14 herë dhe Prishtina me këtë rezultat ka fituar vetëm 5 herë – të gjitha si vendas, ndërsa ’89-shi ka fituar 9 (8 si vendas – 1 si mysafir).

Trepça '89

Përderisa Prishtina ka fitore të larta prej 4:0 (2 herë si vendas) si dhe 4:1 e 3:0 (nga njëherë si vendas), “minatorët” fitoren më të lartë e kanë vetëm prej 3:1 (1 herë vendas) dhe 2:0 (3 herë, 2 vendas – 1 mysafir).

66 golat e Prishtinës i kanë shënuar 41 futbollistë dhe prin ish-kapiteni Azem Ahmeti 7 gola, kurse nga futbollistët aktiv kanë shënuar Mankenda 3 dhe Boshnjaku 1. Ndërsa 42 golat e ’89-shit i kanë shënuar 23 futbollistë dhe prin ish-kapiteni që sivjet është pensionuar, Shpetim Idrizi./IndeksOnline/