75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas tragjedisë familjare, Naser Aliji bëhet me skuadër të re

Pas dramës familjare, humbjes së babait të tij, të cilit i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës, duke mos pranuar të angazhohej me ndonjë klub në merkaton e verës së këtij viti, ka ardhur lajmi i mirë për Naser Alijin.

Mbrojtësi ynë i kombëtares ka vendosur t’i bashkohet Dinamo Bucureşti, skuadrës së mirënjohur rumune, ku shkëlqeu një tjetër shqiptar, Sulejman Demollari.

Për momentin, Dinamo Bucureşti është në një pozicion mjaft delikat në klasifikimin e “Liga I” të Rumanisë. Më konkretisht, ajo pozicionohet e 12-ta nga 14 skuadra gjithsej, sepse ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 13 ndeshje të luajtura. Përforcimet janë shpresa e trajnerit Mircea Rednic për të dalë nga zona e ftohtë e mbijetesës.

Mediat rumue e bëjnë me dije këtë fakt. Ato shkruajnë: “Pas portierit Logan Bailly dhe mbrojtësit Sebastien Locingni, Mircea Rednic ka rënë dakord me një futbollist të tretë, që do të nënshkruajë me Dinamon. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Naser Aliji, mbrojtës i krahut të majtë, i kombësisë shqiptare dhe zvicerane.

I dalë nga FC Basel, Aliji do të vijë në Bukuresht si lojtar i lirë. Herën e fundit ai luajti për Virtus Entella. Aliji nuk ka angazhim me ndonjë skuadër që nga vera, kur i vdiq i ati dhe ai preferoi të qëndronte pranë familjes. Për ekipin kombëtar të Shqipërisë, ai ka luajtur 11 ndeshje. 400 mijë euro është vlera e tregut e Naser Alijit, sipas “transfermarkt”.

Temat: