75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Frashër Krasniqi sqaron për herë të parë incidentin me Xhelal Sveçlën

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka folur për herë të parë për përleshjen e mbrëmshme me deputetin e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla.

Përderisa ai ishte duke kaluar në hollin e Kuvendit për të hyrë në sallë, ai është pyetur nga gazetarët se kush e ka nisur incidentin e mbrëmshëm.

“Jo diçka serioze. Ka qenë një konflikt verbale nuk ka pasur diçka më shumë”, është përgjigjur shkurt Krasniqi, duke mos u ndalur para gazetarëve./Indeksonline/