75 Mall Live Search
12:56 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Frashër Krasniqi ‘sulmon’ Albin Kurtin

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka thumbuar Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në ditën e djeshme nuk morri pjesë në votimin e rezolutës së LDK-së, që për qëllim kishte ndaljen e Thaçit që të diskutojë më Serbinë për kufijtë.

Krasniqi ka thënë se nëse dikush nga PSD-ja do të mungonte në Seancë do të kishte të shara për ta nga ana e Vetëvendosjes.

Por sipas tij kur në pyetje është Albin Kurti atëherë është tjetër gjë.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Nëse, për arsye familjare, mungon në një seancë me të cilën do të ndalej Thaçi, a nuk nënkupton kjo që interesat personale/familjare po i mbivendosen atyre shtetërore?!
Veç po e paramendoj çka kishte bë VV-ja duke sharë, nëse dikush nga ne do të mungonte në seancën e djeshme. Ama Albini është tjetërsen: ai bën me i vendosë çështjet personale e familjare para atyre shtetërore ?

Theksojmë se edhe Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate kishte sulmuar Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin i cili sipas tij nuk ka marrë pjesë në votimin për rezolutën e LDK-së kundër Thaçit për shkak të “obligimeve private”.

Ndërsa, rezoluta e propozuar nga LDK nuk gjeti përkrahjen e gjithë deputetëve të Kuvendit, edhe, pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë për rezolutën kanë votuar vetëm 50 ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.