Will Smith tregon se kur do të lansohet filmi “Bad Boys III”
Seritë e filmit “Bad Boys” do të vazhdojnë. Pas suksesit të dy serive të para, pjesa e tretë do të vije në 17 janar të vitit 2020.
Këtë lajm e kanë konfirmuar Will Smith dhe Martin Lawrence që do të jenë aktorët kryesor përsëri në film, transmeton Indeksonline.
Pjesa e parë e filmit “Bad Boys” u lansua në vitin 1995, ku pati një sukses të madh dhe mblodhi mbi 100 milionë dollarë.
Kurse pjesa e dytë u soll në vitin 2003, që po ashtu ishte i suksesshëm. Që nga atëherë adhuruesit e filmave komedi dhe aksion kanë kërkuar një pjesë të tretë./Indeksonline/