Kullosje dhe futboll në stadiumin e Deçanit
Futbolli kosovar është larg të arrijë nivelet e dëshiruara, veçmas ligat më të ulëta.
Një situatë komike ndodhi në Ligën e Dytë në ndeshjen Deçani – Dukagjini i Novosellës.
Përderisa ndeshja po zhvillohej, një tufë lopësh pasi kryen kullosën brenda rrethojave të stadiumit, marrin rrugë ngadalë për ta lëshuar atë.
Ndërsa, asistenti për një moment kthen shikimin nga ajo pjesë për të parë se çfarë po ndodh.