75 Mall Live Search
17:56 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj uron Lorianën për medaljen e Artë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistin kosovare, Loriana Kuka, për triumfin në Kampionatin Evropian U23.

“Edhe Loriana Kuka Kampione Europiane U23 në xhudo. Triumfi i vajzës, që la Zvicrën për t’i mbrojtur ngjyrat e flamurit të Kosovës, na bën krenarë të gjithëve. Urime, Loriana!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kuka ka rrëmbyer medaljen e artë sot duke mposhtur gjermanen Christina Faber në kategorinë deri në 78 kilogramë.