19:01 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tmerri që u shkaktua në Itali nga stuhitë, 17 persona të vdekur

Të paktën 17 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fundit që goditi Italinë këtë javë, dhe një përmbytje që pati në Palermo.

Si pasojë e shiut të pandalshëm, në zonat rurale shuam shtëpi janë përmbytur dhe shumë familje janë bërë bashkë në mënyrë që të arrijnë të shpëtojnë.

Sipas mediave të huaja thuhet se një person arriti të shpëtojë të shtunën mbrëma duke u mbajtur fuqishëm në një pemë.


Dy persona të tjerë njoftohet të jenë zhdukur në Sicili dhe si pasojë e ererave të fuqishme janë shkatërruar rreth 14 milionë drunj./Indeksonline/