Babai me verbëri totale të ngjyrave shpërthen në lot, pasi sheh qartë për herë të parë djalin e tij
Një baba me verbëri totale të ngjyrave ka arritur të shoh për herë të parë djalin e tij sic duhet.
Ky moment është xhiruar nga gruaja e tij për të mbajtur kujtim dhe ajo është shpërndarë nëpër media e rrjete sociale.
Në pamje shihet se Micah Hick u përfshi nga lotët kur pa djalin e tij përmes një palë syzeve EnChroma, të cilat a kishte blerë gruaja e tij, Natasha Daily.
Syze EnChroma të cilat kushtojnë 350 dollarë, përdorin një filtër për të lejuar që përdoruesit të kenë dallim më të qartë midis ngjyrave.
Hicks, 22 vjeç thuhet se ka verbëri totale të ngjyrave- pra ka një pamundësi për të parë ndonjë ngjyrë./Indeksonline/.