Shpërthen bombola e gazit, lëndohet një person në Prishtinë
Policia raporton se në një lokal në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë ka shpërthyer një bombolë gazi.
Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.