Vuçiq: Do të shkojë në Paris, pavarësisht predikimeve për shkak të flamurit të Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq thotë se ai do të shkojë në Paris, në ceremoninë që shënon qindra vjetorin e fitores në Luftën e Parë Botërore pavarësisht ‘predikimeve’ për shkak të flamurit të Kosovës.
Ai thotë se puna e tij është që realisht të perceptojë gjëra, por që realiteti sipas tij është se Serbia duhet të punojë me Francën dhe Gjermaninë, të cilat e kanë njohur Kosovën 10 vjet më parë.
“Puna ime është të bëjë një mënyrë realiste për të parë gjërat. Unë dua të shohë se si të krijohet një pozitë më e mirë për Serbinë dhe një të ardhme më të mirë ekonomike për fëmijët tanë. Unë jam i vetmi politikan i cili ka qenë kundër Marrëveshjes së Brukselit, kur ata ishin në kërkim të hyrjes së Kosovës në OKB”, ka thënë Vuçiq.
Siç thotë ai, sulmi i tij në drejtim të Francës, Gjermanisë apo SHBA-së dhe Kinës do të ishte një goditje e rëndë për Serbinë.
“Unë nuk jam budalla që mos kujdesem për atë. Unë e di se sa vlen një ekonomi dhe ushtri e fortë. A ka dikush më shumë se unë informacione për këto gjëra?” Pyeti Vuçiq.
Vuçiq ka shtuar se duhet të vazhdojnë të punojnë me Francën dhe Gjermaninë, edhe pse ata e kanë pranuar shtetin e Kosovës.
“A doni që kryetari të çojë vendin në luftë për shkak të një flamuri, që ka qenë aty për pesë apo dhjetë vite. Çdo herë, në çdo takim me popullin tonë ishte flamuri. A mos duhet të shkojë atje atje dhe të largojë flamurin?”, ka theksuar ai.
Tutje Vuçiq tha se në ditët e ardhshme, në takimet të cilat do të zhvillohen duhet të flitet për pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës, në bazë të rajonit si dhe ekonominë./Indeksonline/