Nga sot, ndalohet qarkullimi i automjeteve Gurrakoc-Klinë
Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të fillojë nga sot asfaltimin e rrugës rajonalë R104, Gurrakoc (Istog)-Klinë.
Për shkak të këtyre punimeve sot data 8 deri më 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc-Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve, transmeton Indeksonline.
Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment./Indeksonline/