75 Mall Live Search
15:08 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zvicra dëbon kosovarin pas shumë vitesh

Për pesë vite, një kosovar 32-vjeçar kishte jetuar me bashkëshorten e tij në Zvicër. Kosovari kishte një lejeqëndrim të rregullt dhe jetonte në Aargau. Për shkak se ai jetoi me të që nga viti 2008, kosovari u pajis me një lejeqëndrim.

Pas pesë vitesh, ai kërkoi një lejeqëndrim të pakufizuar. Por, pasi iu miratua me vështirësi, çifti menjëherë u nda, raporton “Aargauer Zeitung”, transmeton Albinfo.ch.

Vetëm pak kohë më vonë, burri përsëri u martua me një tjetër grua nga Kosova, e cila ka një fëmijë katërvjeçar. Në ndërkohë, ai e ka ndërruar vendbanimin, duke u vendosur në Kantonin e Cyrihut.

Megjithatë, pas gjithë kësaj situate, tek autoritetet lindën dyshimet se mund të bëhej fjalë për një martesë fiktive.

Pasi bashkëshortja e tij e dytë vjen nga i njëjti vend sikurse ai personalisht. Prandaj, Zyra e Migrimit e Cyrihut dyshoi se i akuzuari kishte zhvilluar një marrëdhënie paralele dhe ai ishte babai i fëmijës. Dyshimi do të mund të vërtetohej apo të zhvlerësohej në bazë të një testi të ADN-së.

I akuzuari nuk ngurroi ta pranojë testin, por nëna e fëmijës refuzoi. Për autoritetet, situata ishte e qartë, ata ia konfiskuan lejenqëndrimin, e refuzuan të qëndrojë në Zvicër dhe ia hodhën poshtë kërkesën për bashkim familjar, për gruan dhe vajzën.

Kosovari u ankua kundër këtij vendimi. Lëndën e dërgoi deri në Gjykatën Federale, e cila tani ka marr një vendim: Ankesa e tij është hedhur poshtë. Arsyetimi: Zyra e migrimit është dashur të ushtrojë testin e analizës së ADN-së. Testi ka qenë vendimtar për të vërtetuar pretendimet, por edhe t`i hedhë poshtë ato. Prandaj është e pakuptueshme përse gruaja e refuzoi atë.

 

Temat: