Lajm i mirë për Kosovën, mbrojtësi i talentuar do të grumbullohet për ndeshjet e nëntorit
Mbrojtësi, Mirlind Kryeziu do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e radhës.
Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Maltën dhe Azerbajxhanin këtë muaj.
Dhe siç merr vesh Telegrafi, Kryeziu pasi mori pasaportën e Kosovës, tani ka marrë edhe ftesën e Challandes, transmeton IndeksOnline.
Qendërmbrojtësi i Zurich do të jetë, pra, pjesë e ”Dardanëve” për dy ndeshjet kruciale të Ligës së Kombeve.
Deri më tani, Mirlindi ka përfaqësuar Zvicrën në të gjitha grupmoshat, dhe në fund ai ”braktisi” helvetikët për Kosovën.
Përndryshe, më 17 nëntor, Kosova është mysafir i Maltës, e më pas në Prishtinë e pret Azerbajxhanin./IndeksOnline/