19:52 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qytetarët edhe sonte po thithin ajër të ndotur

Sikurse vitin e kaluar, edhe këto ditë ka nisur të përsëritet historia me ajrin e ndotur në Kosovë.

Sipas matjeve të bëra nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, sonte në kryeqytet niveli i ndotjes është i pashëndetshëm.

Në matjet e bëra në ora 19:00, del që shkalla e ndotjes është 174, shkruan Indeksonline.

Nivel i tillë i ndotjes ka nisur të përcjell qytetarët tash e sa ditë, pasi me rënien e temperaturave, qytetarët kanë filluar të konsumojnë lëndë djegëse, që mendohet se është njëri ndër shkaqet. /Indeksonline/