Ali Ahmeti takohet me veprimtarët e Luginës në Prishtinë, flasin për shkëmbimin e territoreve
Këto ditë veprimtarët nga Lugina e Preshevës të përfaqësuar nga Fatmir Arifi, në një takim joformal në Prishtinë i ka vizituar lideri i shqiptarëve nga Maqedonia, Ali Ahmeti.
Burime të Indeksonline tregojnë se temë e diskutimit ishte proceset politike, që aktualisht po zhvillohen në hapësirën shqiptare e në veçanti, lidhur me Luginën e Preshevës.
Ndër tjerash, në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim u dakorduan që të drejtat historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zbatohen sipas parimet e reciprocitetit./Indeksonline/