Munishi: Ylli i Superligës meriton të jetë startues te Kosova
Visar Bekaj është padyshim portieri më i mirë aktualisht në Superligën e Kosovës në futboll.
Madje, ai është ftuar edhe nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës ndaj Maltës e Azerbajxhanit.
Me Kosovën, U-21, Bekaj ka treguar paraqitje impresive, teksa tani konsiderohet si e ardhmja e portës kosovare, transmeton IndeksOnline.
Paraqitjet e portierit të Prishtinës, tani i ka lavdëruar edhe trajneri i famshëm, Ismet Munishi, i cili tha se Bekaj po shfaqë formë të jashtëzakonshme.
“Visar Bekaj është lojtari më i mirë i Prishtinës. Meriton që të jetë ndoshta edhe startues te Kosova”.
”Nëse e krahasojmë Visarin me kolegët e tjerë, ai është pesë shkallë më lartë”, ka thënë Ismet Munishi për emisionin ”Dueli Sportiv”./IndeksOnline/