Zgjidhet ministër për “Siguri kibernetike”, por s’ka përdorur asnjëherë kompjuter
Ministri japonez për “Siguri kibernetike” ka bërë të ditur që kurrë në jetën e tij nuk ka përdorur një kompjuter.
Yoshitaka Sakurada, 68 vjeçar, ka thënë para asamblesë se me këto punë merret stafi i tij.
“Me këto punë merret stafi im, e jo unë” ka thënë ai.
Të gjitha këto deklarata, vinë pas “gafës” së tij para mediave, ku kishte thënë se nuk e di se çfarë është “USB” porti.
Ndryshe, Japonia konisderohet si njëra nga vendet ku popullata merret shumë me IT./Indeksonline/