BMW teston në shkretëtirë modelin e ri X5
Me qëllim për t’i dhënë të gjithëve një hyrje për modelin e ri X5, BMW Italia shkoi në një pistë të Marokut që përfshin 5,793 metra midis rërës dhe shkëmbinjve.
U deshën dy javë dhe më shumë se 50 vetë për të bërë gjithçka – përfshirë inxhinierët, anketuesit, teknikët, punëtorët dhe pilotët.
Katër buldozerë dhe 4 kamionë punuan për 9 ditë, duke gërmuar 24 metra kub në një kohë për të përgatitur tokën dhe për të hequr rërën e tepërt. Në total, mbi 3.500 metra kub tokë duhej të zhvendoseshin. /IndeksOnline/