23:26 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

19 vjeçari vdes nga deodoranti, e përdori në vend të drogës

Një 19 vjeçar, i varur nga droga ka gjetur një mënyrë të veçantë dhe shumë më të lirë për të zëvendësuar drogën, ndonëse kjo “ide” rezultoi të jetë fatale për të.

Mjekët kanë treguar se personi në fjalë pasi që nuk kishte në dispozicion kanabis, u mundua që të drogonte veten me deodorant.

Ai vuri një peshqir mbi kokë dhe thithi deodorant, duke menduar se do të ja trullos kokën dhe të përjetoj ndjenjën e përdorimit të drogës.

Por pak minuta më vonë, personi në fjalë pësoj një arrest kardiak, ku zemra ndaloj të pompoj gjakun dhe vdiq./Indeksonline/