21:59 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lirohet adoleshenti i dyshuar për sulmin e shqiptarit në Zvicër

Një shqiptar 40-vjeçar është sulmuar të mërkurën mbrëma në Bilten, nga persona të panjohur. Ai po e ngarkonte veturën e tij për të shkuar për pushime në Kosovë, me familjen e tij.

Persona të panjohur, të mërkurën kanë sulmuar një shqiptar në Bilten (GL). Sulmi ndodhi përballë shtëpisë së shqiptarit Q.V., një baba 41-vjeçar, transmeton Albinfo.ch.

Një i afërm i viktimës, për “20 Minuten” ka pohuar: “Ai po e ngarkonte veturën e tij për të shkuar në Kosovë me familjen. Vajza e tij më e re po i ndihmonte. “Sulmuesit pritën deri sa ajo shkoi për të marrë diçka dhe nxituan ta godasin Q.V. me një dorezë druri. “Kur ajo u kthye, ai tashmë ishte përgjakur”.

Sipas Policisë Kantonale, kosovari pësoi lëndime serioze në kokë, por jeta e tij nuk është në rrezik. Miku i familjes spjegon se ai nuk ka qenë në gjendje ta vizitojë ende.

Q.V. ka mundur të flasë pak, porshumicën e kohës e kalon duke fjetur. “Nuk di ç’të them. Të gjithë e respektojnë. Ai është i sjellshëm dhe i respektueshëm për njerëzit”, ka pohuar më tej miku, informon Albinfo.ch. Ai shtoi:” Të gjithë e dinë se ai është një njeri i madh. Kjo është ndoshta arsyeja pse ata e sulmuan nga prapa”. As ai dhe as familja e viktimës nuk e dinë se kush mund të fshihet pas këtij sulmi.

Dy orë pas incidentit, policia arriti të arrestojë dy persona në qytetin e Cyrihut. Ata janë të moshës 44  dhe 16-vjeçare.

Mirëpo, policia e Glarusit vazhdon të kërkojë dy sulmues të dyshuar. 16-vjeçari i dyshuar tashmë është liruar pasi ka mundur të tregojë një alibi.

Autorët e dyshuar fillimisht kanë mundur të arratisen, mirëpo më vonë janë arrestuar në qytetin e Cyrihut. I riu u lirua nga burgu sepse ai kishte një alibi për të enjten pasdite. Sipas policisë Glarus, për babain do të urdhërohet paraburgim. Kërkimi për dy persona të tjerë që u tha se janë përfshirë në sulm vazhdon.

Gjendja e kosovarit 41-vjeçar tani është e qëndrueshme. Ai nuk mund të merret në pyetje ende për sulmin, raporton Albinfo.ch. Mbetet ende e paqartë se cili ka qenë motivi për sulmint brutal.