Një person goditet nga vetura në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti një person është goditur nga vetura.
Personi në fjalë i cili po mblidhte gjësende në kontejnerë të ndryshëm është goditur perderisa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, shkruan Indeksonline.
Si pasojë e kësaj janë shkaktuar edhe kolona saktësisht në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/