75 Mall Live Search
12:53 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova ka punuar shumë që të ofrojë treg të përshtatshëm për investimet e huaja direkte

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Investimet, Këmbimet Tregtare dhe Digjitalizimi janë shtyllat kryesore të lidhjes mes nesh, rajonit dhe BE-së.

Sipas tij, Kosova ka punuar shumë për të ofruar treg të përshtatshëm për investime  e huaja direkte, transmeton Indeksonline.

Gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës Haradinaj poashtu ka përmendur faktin se shumë kompani botërore, nuk mund të gjejnë tregun tyre në Kosovë, sepse gjejnë përparësi të mëdha në të bërit biznes.

Postimi i plotë:

Investimet, Këmbimet Tregtare dhe Digjitalizimin, janë shtyllat kryesore të lidhjes mes nesh, rajonit tonë dhe BE-së dhe Kosova ka punuar shumë për të ofruar treg të përshtatshëm për investimet e huaja direkte.

Në Forumin Ekonomik të Vjenës theksova faktin se shumë kompani botërore, mund ta gjejnë tregun e tyre në Kosovë sepse gjejnë përparësi të mëdha në të bërit biznes.

Përmenda politikat fiskale më se të favorshme per investitorë të huaj, si taksa ne fitim vetëm 10%, zero taksë në dividente, ligjin për investime strategjike, Zonat ekonomike dhe zero taksë për produkte që prodhohen në Kosovë e shiten në Evropë.

Para homologëve të rajonit dhe përfaqësuesve të BE-së, shpreha përkushtimin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore por se duhet të ketë trajtim të njëjtë për të gjitha vendet dhe se Kosova duhet ta ketë të drejtën për të lëvizur lirshëm sepse kjo rritë mundësinë e partneritetit ekonomik me BE-në.

Veprimet politike kanë ndikim të madh edhe në ekonomi dhe vendet e Ballkanit perëndimorë duhet të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë.

RH