75 Mall Live Search
14:22 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon ”sherri” mes Lovren dhe Ramos, ky i fundit bën veprim brutal tani

Sergio Ramos e ka vazhduar ”sherrin” me Dejan Lovren, pas pëlqimit të një postimi në Instagram, ku tallet ylli i Liverpoolit.

Dyshja kanë raporte të tensionuara që prej finales së Champions League sezonin e kaluar, ku kapiteni i Real Madridit u përfshi në një incident kontravers me Mo Salah dhe Loris Karius.

Real Madridi, natyrisht e fitoi betejën, por ”lufta” mes Ramos e Lovren vazhdon ende, sidomos në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Pas fitores së Kroacisë ndaj Spanjës, Lovren shihet në një video duke e ofenduar Ramosin, dhe duke e quajtur, ”p***”.

Dhe derisa ne kemi pritur ndonjë reagim nga Ramos, ky i fundit është parë duke i pëlqyer disa postime në Instagram, të cilat e tallin mbrojtësin e Liverpoolit.

Do të mbetet të shihet nëse do të kemi ndonjë përballje tjetër mes Liverpoolit dhe Real Madridit këtë sezon, por nëse ndodhë, në ”Anfield”, Ramos do të ishte në qendër të brohoritjeve e ofendimeve nga tifozët./IndeksOnline/