75 Mall Live Search
16:42 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Passat nuk do të prodhohet më në Gjermani!

Një nga modelet VW që duhet të ndryshojë vendndodhjen tani është Passat.

Ky sedan popullor i segmentit te mesëm është duke u prodhuar në fabrikën Emden, së bashku me VW Arteon Coupe. Megjithatë, sipas AutoNews, Passat së shpejti pritet të zhvendoset në fabrikën Kvasinia në Republikën Çeke.

Shkoda në këtë fabrikë tashmë prodhon Superb sedan dhe nëse transferimi i prodhimit të Passat do të realizohej, kjo fabrikë do të kishte pothuajse plotësisht kapacitete të mbushura.

VW Passat ka qenë modeli më i shitur në klasën e vet në Evropë në vitet e fundit. Në 9 muajt e parë të vitit 2018, 127.325 makina u shitën në tregun evropian, me një rënie prej rreth 5% krahasuar me periudhën janar-shtator 2017. Nga ana tjetër, gjatë së njëjtës periudhë shitjet e VW Arteon, që trashëguan modelin CC, është nga 12,770 në 17,751 njësi.