23:49 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Imazhet e Elvis Presley bëhen drita semafori në Gjermani

Imazhet e artistit të njohur Elvis Presley janë përdorur në drita të semaforëve në qytetin gjerman, Friedberg.

Në këtë qytet këtë javë u instaluan semaforë të rinj që për drita përdorën imazhet e legjendës muzikore, transmeton Indeksonline.

Presley kishte qëndruar në Friedberg nga viti 1958 deri në vitin 1960 deri sa po shërbente në Ushtrinë amerikane.

Në këtë vend vetëm se ekziston një shesh me emrin e Elvis Presley,/Indeskonline/