Trajneri i Kosovës flet për skuadrën, mbetet i befasuar
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për situatën e Kombëtares për sukseset dhe shumë tema në përgjithësi.
Ai në një emision në Klan Kosova ka folur për suksesin historik të Kosovës në Ligën e Kombeve.
Zvicerani ka thënë se e ka pritur një sukses të tillë, mirëpo jo në një kohë kaq të shpejtë.
“Nuk jam i befasuar, jam i befasuar se nuk kemi nevojë për shumë kohë, kemi pasur këtë sukses shumë herët dhe lojtarët kanë bërë një sukses një punë dhe për mua është çelësi i këtij suksesi të mesëm”.
“Është e qartë, kam punuar në Zvicër në disa lojtar nga Kosova, kam qenë trajner i futbollistëve kosovar si Behrami për shembull, dhe e di mentalitetin e tyre. Futbolli është pasion në Kosovë. Për mua ishte një arsye e mirë që të vij këtu”
“Erdha në Kosovë se e dija që në Kosovë ka futbollist të mirë. Nuk erdha këtu vetëm të jem trajner por të jem pjesë e zhvillimit të futbollit kosovar”.
“Nuk mund të flas shqip, nuk është një gjuhë e lehtë dhe për një trajner që të komunikoj me ekipin kombëtar. Ne kemi lojtar që dinë frëngjisht, gjermanisht por anglishtja ime mjafton për futboll”.
Trajneri i Kosovës është pyetur nëse ka kënduar këngë patriotike bashkë me futbollistët gjatë festës së mbrëmshme.
“Duhet t’i mësoj këto këngë, kemi kohë për t’i mësuar”
Ai gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen kundër Maqedonisë që zhvillohet në pranverën e viti 2020.
“Ky ishte hapi i parë për ekipin, ishte një ëndërr dhe ne arritëm qëllimin. Do të jetë vështirë për Kupën e Evropës, ne ndoshta duhet të luajmë kundër Francës, Gjermanisë ose Anglisë”.
“Ne tashmë do të luajmë kundër ekipeve të forta dhe të fitojmë eksperiencë. Nuk do të jetë e lehtë të fitojmë në Maqedoni. Kemi edhe një vit ose një vit e gjysmë. Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme për tu përgatitur dhe të jemi të gatshëm. Kemi edhe dy lojëra, nuk është mision i pamundshëm kualifikimi në Kampionatin Evropian”.
“Për secilin lojtar është e mrekullueshme që të marrim pjesë në kampionatin evropian”.
“Për mua nuk është një befasi. Kam vendosur të pranoj kontratën time me Kosovën. Jam i lumtur që njerëzit nga Kosova do të mburren me këtë ekip. Ishte një fitore madhështore”.
Challandes ka folur edhe për Arbër Zenelin dhe situatën e tij para ndeshjes, ku nuk e dinte për vdekjen e gjyshit.
“Zeneli është profesionist dhe është djalë shumë i mirë. Atij i pëlqen shumë futbolli dhe jam shumë i lumtur për të që i ka këto. E di që edhe familja është e rëndësishme në kulturën kosovare. Dhe unë mendoj për të në këtë moment”, ka thënë trajneri i Kosovës.
Challandes që kur ka marrë drejtimin e Kosovës nuk ka asnjë dosfatë dhe Ligën e Kombeve e përfundoi në vendin e parë me katër fitore dhe dy barazime. /IndeksOnline/