75 Mall Live Search
17:58 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edona dhe Miloti, publikojnë këngën e re “Nuk harrohet”!

Edona Llalloshi ka një karrierë të gjatë dhe po vazhdon ende të jetë aktive me projektet e reja muzikore.

Këngëtarja e mirënjohur, prej kohësh ka paralajmëruar për projektin e ri , ndërsa, tani kënga në bashkëpunim me vëllain e saj, Milotin është publikuar në kanalin zyrtar në Youtube, shkruan Indeksonline.

Kënga e re mbanë titullin ‘Nuk harrohet’ ndërsa është sjellur së bashku me videoklip i cili është punuar nga EMF Creative.

Si gjithmonë ajo duket unike dhe plotë elegancë.

Kujtomë që ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, ata kanë edhe disa projekte tjera të përbashkëta.

Sigurisht, projekti në fjalë pritet të pëlqehet në publik! /IndeksOnline/