Bën jetë luksoze, por do habiteni si e feston ‘Ditën e Falënderimeve’ Emina Çunmulaj
Modelja shqiptare e cila karrierën prej modele e ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Cunmulaj po feston ‘Ditën e Falënderimeve’ me familjen e saj.
Modelja nga Mali i Zi, është e martuar me miliarderin Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza ka publikuar një imazh të ëmbël familjarë, shkruan Indeksonline.
Ajo së bashku me familjen këtë ditë feste kanë vendosur ta kalonin në shtëpi në një mënyrë mjaft modeste pranë njëri-tjetrit.
“Urime dita e falënderimeve nga familja jonë tek familja juaj, ne kemi filluar një traditë familjare”, ka shkruar Emina në këtë imazh.
Ndryshe, Emina përkundër jetës luksoze njihet për thjeshtësinë dhe modestinë./IndeksOnline/