75 Mall Live Search
09:50 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në ora 12:00 serbët e Kosovës protestojnë kundër taksës

Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protestë paqësore njëorëshe në Mitrovicë të Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë, në të njëjtën kohë.

Përmes protestës së paralajmëruar të nis nga ora 12:00, serbët do të shprehin pakënaqësi për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegoniva, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se kyetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë pas një takimi që serbët e Kosovës kanë pasë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se përfaqësuesit serbë e kanë informuar Vuçiqin se ata nuk do të jenë “vëzhgues të heshtur” ndaj masave të vëna nga Prishtina zyrtare. /Indeksonline/

 

Temat: