75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Range Rover i ri ofron pasqyrë opsionale me pamje HD

Jaguar Land Rover ka prezantuar modelin më të ri Range Rover Evoque, model ky që së pari herë debutoi në vitin 2010.

Për pjesën më të madhe, Evoque i ri përmban tiparet që pritej nga një rifreskim vjetor. Megjithatë, një tipar i ri opsional qëndron, e ajo është pasqyra për pamje të pasme, e cila kryen punë të dyfishtë.

“CleartSight ReaR View Mirror”, sic e quan Land Rover, ndryshon me një prekje duke kaluar në mes të një pasqyre aktuale – në një ekran HD, që tregon një pamje pa pengesa prej 50 shkallësh të asaj që qëndron prapa makinës.

Land Rover thotë se Evoque e re është gjithashtu makina e parë që përdorë “algoritme të inteligjencës artificiale për të mësuar preferencat e shoferit” dhe pastaj të automatizoj “rehatinë dhe media settings”. /IndeksOnline/