15:59 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Testohet modeli i ri Range Rover Evoque 2019

Shefi i kuzhinës, Jamie Oliver, është personi i parë që ka vozitur modelin e ri Range Rover Evoque në Londër.

Për të festuar këtë ngjarje, Oliver vizitoi disa nga pikat e tij të preferuar të ushqimit në Londër, duke kërkuar përbërës që në fund do të çonin në burgerin më të mirë të qytetit, të cilin ai më pas e gatuan për mysafirët.

“Unë defitinivisht e dua këtë makinë, ka kaq shumë kënaqësi për t’a ngasur në trafikun e ngarkuar të Londrës dhe përmes luginës së ujit në tunelet Bishopsgate”, ishin fjalët e kuzhinierit të njohur. /IndeksOnline/