75 Mall Live Search
18:14 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministrja serb: Politika e Kosovës çështje për BE-në

Ministrja i Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimoviç gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për RTS.

Në këtë intervistë ajo theksoi se qytetarët serb ne Kosovë por të gjithë qytetarët në përgjithësi janë pengje të politikes së revoltuar dhe kjo politik e Kosovës duhet të jetë qështje për BE-në.

“Vendimet e Prishtinës tregojnë se shtetasit e Kosovës janë bërë peng i një politike që është larguar nga vlerat themelore evropiane dhe sundimi i ligjit.”, u shprehë ministrja Joksimoiviç.

Ndërsa për taksën 100%, ajo tha se është vendim politik dhe jo ekonomik, transmeton Indeksonline.

“Nuk ka asgjë të bëjë me ekonominë dhe nuk kam asnjë dyshim në lidhje me atë që është.”, tha Jadranka Joksimoviç.

“Gjëja më e rëndësishme është se kjo politikë Prishtinës tregon mungesë të plotë të vullnetit të saj dhe kapacitetin për të zbatuar angazhimet dhe karakteristika e sovranitetit, në të cilën ata vazhdimisht quhen, është të përmbushë detyrimet e ndërmarra”, tha ajo./Indeksonline/