75 Mall Live Search
09:27 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ministrja serbe: BE-ja ta kryej detyrimin, të formohet Asociacioni në Kosovë!

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviç pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të ketë një zgjidhje të kënaqshme për dyja palët.

Sipas saj, procesi i dialogut dhe gjetja e një zgjidhje për Kosovën nuk është detyrimi në integrimin evropian të Serbisë.

Mirëpo, ministrja e Qeverisë së Ana Bërnabiqit shpreson që institucionet evropiane ta kryejnë sa më shpejt premtimin për themelimin e Asociacionit në Kosovë, transmeton Indeksonline

“Beogradi me të drejtë pret që BE-ja ta kryej detyrimin sa i përket krijimit të Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, është shprehur ajo.