Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rrokulliset vetura
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Sipas një qytetari, i cili në adresë të Kallxo.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, aksidenti gjatë të cilit është rrokullisur një veturë, ka ndodhur në pjesën afër liqenit të Badovcit.
Qytetari ka thënë se nuk e di nëse në këtë aksident ka të lënduar.
Policia është në vendin e ngjarjes. Këto janë fotografitë nga vendi i ngjarjes.