Therret me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë
Një person është therrur me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
I plagosur si pasojë e këtij incidenti është personi A.K, 17 vjeçar.
“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një therrje me thikë, në një lokal në lagjen Ulpiana. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore. Sipas informatave fillestare një person A.K, 17 vjeç është plagosur me armë të ftohtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe i njëjti person është dërguar për tretman mjekësorë, ndërkohë që policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast./Indeksonline/