Rusia provokon rëndë Ukrainën, gati të nis lufta
Pas hyrjes ilegale së anijeve ruse në pjesën detare të Ukrainës, Rusia përsëri ka bërë një provokim.
Shteti rus ka konfiskuar tre anije ukrainase me pretendimin se kanë kaluar në mënyrë ilegale në pjesën detare të Rusisë, transmeton Indeksonline.
Gjatë aksionit të konfiskimit, gjatë pjesëtarë ukrainas në anije janë lënduar.
Pas këtij veprimi të Rusisë, Këshilli i Sigurisë së OKB-së pritet që të mbaj një mbledhje urgjente.
Kurse parlamenti ukrainas pritet që të votoj ligjin për luftë së shpejti si kundërpërgjigje.
Ndërsa para ambasadës ruse në Ukrainë ka pasur protesta të dhunshme. Vetura e ambasadorit rus është djegur. /Indeksonline/